Himara ndryshon mendje, bën “mea culpa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2014 | 9:58

Himara ndryshon mendje, bën “mea culpa”

Dinamo-HimaraNdryshe nga deklarimi i fillimjavës që bëri aq shumë bujë për tërheqjen e parakohshme nga kampionati dhe për të mos luajtur ndeshjen e fundit në Kategorinë e Parë, drejtuesit e stafit të KF Himara kanë bërë një “mea culpa”. Kjo edhe për t’iu shmangur, pse jo edhe ndonjë sanksioni që do të kishte përmasa të rënda. Por më shumë sesa kaq, Himara, nëse në javën e fundit do të luhet një futboll i ndershëm, shpreson mjaft te ndonjë hap i gabuar i Mamurrasit, Veleçikut, Kamzës apo ndonjë ekipi tjetër për të mos zbritur në një kategori më poshtë. Himara ka një ndeshje të fundit shtëpiake me Burrelin, ku synimi i vetëm është fitorja. Kjo është një arsye që presidenti Lorenc Gjikuria dhe trajneri Roland Nenaj kanë rikthyer skuadrën dje në stërvitje. Lojtarët janë ndjerë të kënaqur me vendimin më të fundit të marrë prej drejtuesve të klubit për të rifilluar stërvitjet e tyre e për të pretenduar zgjidhjen pozitive të verdiktit përfundimtar në finishin e këtij sezoni.
Olsen Llambro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"