Higuain përgatit “hakmarrjen”, gati t’i tregojë Juves se gaboi që e largoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 14:55

Higuain përgatit “hakmarrjen”, gati t’i tregojë Juves se gaboi që e largoi

Tani është i lumtur, normalisht. Milani ka ndërtuar gjithçka përreth tij, duke e mbajtur në qendër të projektit (dhe duke i garantuar pagën e dytë më të lartë të gjithë Serisë A). Por nuk duhet harruar që, të ishte për të, Gonzalo nga Torino nuk do kishte lëvizur. Në pikën kur Juvja e “braktisi”, argjentinasi zgjodhi opsionin më të mirë.

higuain

MOTIVIM – Sezoni i Higuainit do jetë i motivuar edhe nga divorci me Juven. Motivimet janë sa të thjeshta, po aq edhe të forta: i duhet t’i tregojë ish-klubit të tij se ka gabuar duke e nxjerrë në merkato. Megjithëse, termi “gabim” është i keqinterpretueshëm: nëse Gonzalo do kishte qëndruar te bardhezinjtë me Ronaldon, do “shihte” më shumë pankina sesa fushë. Në thelb mbetet megjithatë një ndarje e detyrueshme, e jo konsensuale, përtej një gare me CR7- ën për “fronin” e golashënuesit: “ushqim” për një sulmues që nuk ka frikë të sfidojë të kaluarën (për t’u kujtuar goli kundër Napolit).

TAKTIKA – Moduli i “Djallit”, sipas “La Gazzetta dello Sport” do jetë perfekt për të kur Gonzalo të vendoset në vend të Kutrones si në aksionin që solli golin e italianit kundër Romës. Fjala kyçe është “thellësi”: pra, shokët e skuadrës duhet të kuptojnë kohët kur argjentinasi hyn në zonë. Shembulli më i mirë është goli i anuluar me “VAR” kundër verdhekuqve: Higuain i diktoi Bonaventurës pasimin, duke gjetur hapësirën mes mbrojtësve. Nevojitet, me pak fjalë, më shumë shpejtësi veprimi në zhvillimin e aksionit dhe disa krosime më pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"