Heroi që dërgoi Poloninë në Europian, Shezni: Pa kualifikimin do të isha tërhequr nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 23:35

Heroi që dërgoi Poloninë në Europian, Shezni: Pa kualifikimin do të isha tërhequr nga…

Vojceh Shezni ishte monstruoz ndaj Uellsit, ku falë pritjes së penalltisë nga ana e tij, “gardiani” i Juventusit dërgoi Poloninë në Europian, pas së cilës deklaroi:

12123748-1-e1711553845482

“Duhet të kishim prerë biletën për në Gjermani që në fazën e grupeve, sepse kishim të gjitha cilësitë dhe mundësitë për ta bërë. Por në fund e rëndësishme është që e arritëm objektivin.

Ndaj Uellsit ishte një ndeshje në të cilën më kaluan në kokë 1 milion gjëra, por e vetmja e sigurt ishte se nëse nuk do të kualifikoheshim do t’i kisha thënë lamtumirë kombëtares. Tani mezi po pres që të shijoj këtë aventurë verore në Europian”, tha Shezni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"