Heqja e shiritit nga Meguajër, Varan i del në mbrojtje trajnerit: Ten Hag tregoi karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 20:20

Heqja e shiritit nga Meguajër, Varan i del në mbrojtje trajnerit: Ten Hag tregoi karakter

Rafael Varan thotë se zgjedhja e Erik ten Hagut për të emëruar Bruno Fernandeshin si kapiten të ri të Mançester Junajtidit tregon se ai nuk ka frikë të marrë vendime me peshë. Trajneri i “djajve” ia hoqi kapitenit Herri Meguajër për t’ia dorëzuar këtë përgjegjësi mesfushorit portugez të enjten, përpara sezonit të ri.

varan meguajer

Mbrojtësi francez thotë se Ten Hag ka një vizion të qartë për të pasur një ekip me karakter te Junajtidi dhe ka treguar vendosmëri të madhe që nga emërimi në këtë detyrë verën e shkuar.

Ish-mbrojtësi i Realit tha për “ESPN”: “Ai dëshiron një ekip me karakter dhe ai është lider, kështu që duhet ta tregojë veten. Ai nuk ka frikë të marrë këto vendime dhe të marrë atë përgjegjësi. Kjo është ajo që presim nga menaxheri. Ai e bëri atë kështu që unë mendoj se me gjëra të tilla, ju jepni një shembull”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"