Hap i rëndësishëm në karrierë, ish-futbollisti i Kukësit bashkohet me ekipin e Cikalleshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2024 | 20:35

Hap i rëndësishëm në karrierë, ish-futbollisti i Kukësit bashkohet me ekipin e Cikalleshit

Ish-futbollisti i Kukësit, Valon Ethemi, ka barë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa ka arritur akordin për huazimin te skuadra Koniasporit, ku aktivizohet dhe Sokol Cikalleshi.  

ETHEMI FESTA

Një operacion që pritet të kapë vlerën e 200 mijë eurove. 170 mijë është paga që Koniaspor do t’i paguajë 26-vjecarit ndërsa Ethemi mund të përfitojë edhe 30 mijë të tjera në formën e bonuseve. 

Nëse Ethemi ia del që të shkëlqejë në radhët e Koniaspor, atëherë këta të fundit kanë të drejtën për ta blerë kartonin e futbollistit shqiptar për shifrën e dy milionë eurove, të cilat do t’i shlyejnë me 10 këste nga 200 mijë euro. 

Kalimi te skuadra e Cikalleshit është një hap i rëndësishëm në karrierën e Ethemit që prej disa vitesh po bën paraqitje mbi mesataren te Istanbulspor, pjesë e të cilës u bë në vitin 2021. 

Në këtë sezon, Ethemi është aktivizuar në 16 ndeshje me Istanbulspor duke shënuar edhe një gol. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut, ka munguar në disa ndeshje për shkak edhe një dëmtimi të pësuar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"