Guardiola kërkon trofeun e parë: Surprizat nuk mungojnë kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 11:33

Guardiola kërkon trofeun e parë: Surprizat nuk mungojnë kurrë

Mançester Siti bëri një fitore madhështore në mesjavë ndaj Realit të Madridit, me Pep Guardiolën që i dha leksionin e radhës stadiumit “Santiago Bernabeu”.Guardiola-2

Por ndërkohë nesër pasdite ai do të ketë rastin që të fitojë trofeun e parë sezonal, edhe pse trofeu i vërtetë për “Qytetarët” sivjet do të jetë anulimi i vendit në KAS, pas dënimit të UEFA-s, me dy vite mospjesëmarrje në Champions.

“Është finalja jonë e parë sivjet, por më besoni kur them se surprizat janë gjithmonë pas cepit, – nënvizon Guardiola, në pritje të duelit me Aston Vilën.

Unë nuk jam tipi që besoj se ka arritje të lehta, ndonëse shoh euforinë pas suksesit tonë me Realin e Madridit. Kjo ndeshje është lënë pas, të dielën luhet një finale dhe do të jenë një duel për t’u luftuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"