Guardiola i papërmbajtshëm në merkato, blen për 65 milionë euro mbrojtësin nga La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2018 | 10:50

Guardiola i papërmbajtshëm në merkato, blen për 65 milionë euro mbrojtësin nga La Liga

Mançester Siti ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato, me një blerje të fuqishme në repartin e mbrojtjes. Me ardhjen e Guardiolës, shumat e përdorura për këtë repart kanë qenë të majme, dhe situata duket se do vazhdojë e tillë.

aimerik laporte

Sky Sport Italia raporton se Siti do të paguajë klauzolën prej 65 milionë eurosh për mbrojtësin e Atletik Bilbao, Aimerik Laporte, një transferim rekord për klubin.

Bisedimet mes klubeve kishin filluar që këtë javë, ndërsa 23-vjeçari nuk është pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Eibarit. Ai pritet që të martën t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"