Guardiola e donte në stafin e tij dhe i dha shkëndijën, por Pirlo u bë trajner prej Kontes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 20:42

Guardiola e donte në stafin e tij dhe i dha shkëndijën, por Pirlo u bë trajner prej Kontes

“Nuk do të vija 1 cent bast për një të ardhme si trajner”, shprehej Andrea Pirlo përpara se të shihte në aksion Barcelonën e Pep Guardiolës, por akoma më shumë përpara se të punonte me Antonio Konten te Juventusi. Aventura e ish-fantazistit drejt konfirmimit si trajneri i ri i bardhezinjve ishte e mbushur me dyshime, por duke menduar e rimenduar situata të ndryshme me të cilat ishte përballur, idetë në kokën e tij nisën të ndryshonin, derisa sezonin e kaluar nisi testimet në Koverçano për të marrë patentën. Në fushë, loja e tij mahniste të gjithë dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye shumë besonin se vizioni i tij me topin në këmbë mund të ishte i duhuri për të pasur ide gjeniale dhe si trajner.

pirlo-940x627 (1)

Pep Guardiola diçka të tillë ia vlerësoi Pirlos që në vitin 2010, pas një ndeshjeje të trofeut “Gamper”. Tekniku spanjoll e adhuronte Andrean, aq sa këtij të fundit i ofroi një vend në skuadër. Pep e ftoi në zyrën e tij pas ndeshjes në “Kamp Nou”, dhe tentoi ta bindte që ta kishte te Barça e tij.

Madje, pak javë më parë saktësohet se e ka dashur edhe në stafin teknik te Mançester Sitit, duke ndezur shkëndijat e radhës te Pirlo, se ndoshta vlerësimi i Guardiolës përkthehej në cilësi edhe në punën si trajner.  Nga ana tjetër, edhe Pirlo e adhuronte Guardiolën, aq sa në autobiografinë e tij, Andrea saktësonte se kur luante me Nestën në “Play Station”, zgjidhte gjithmonë Barcelonën…Pirlo Konte2

Por duke mos lënë mënjanë madhështinë e Pep, Andrea Pirlo nuk është lodhur kurrë së theksuari se ai që e bindi definitivisht për t’u bërë trajner, ishte Antonio Konte, gjatë punës që kryen të dy së bashku te Juventusi, ku u rikthye: “Kur Konte flet, konceptet e tij të sulmojnë, të hynë me forcë në kokë, shpesh në mënyrë të dhunshme.

Ato futen brenda teje duke shkelmuar portat e mendjes. ‘Sa shumë që di ky. Edhe sot tha një tjetër fjalë me mend dhe të re’… Nuk e imagjinoni sa herë ia kam thënë vetes këtë frazë”, deklaronte Pirlo gjatë 3 viteve me Konten në Torino dhe ja tek është ende sot, te Juventusi, aty ku nisi dhe u formua përfundimisht edhe ideja e “Maestros” për t’u bërë një ditë trajner

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"