Guardiola e do në ekip, gati 80 milionë euro për lojtarin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 14:51

Guardiola e do në ekip, gati 80 milionë euro për lojtarin e Realit

David Silva deklaroi se ky do të jetë sezoni i fundit me Mançester Sitin, dhe pas 10 viteve do të largohet.isko1
Pas deklaratës së spanjollit, Guardiolës i duhet të gjejë një zëvendësues për pozitën që mbante  33-vjeçari. Një alternativë që pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll është mesfushori i Real Madridit, Isko. 27-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Sitit, dhe drejtuesit pritet t’ia plotësojnë këtë dëshirë.
Sipas asaj që shkruan “MARCA” drejtuesit e “Sitizens” janë gati të paguajnë 80 milionë euro, për mesfushorin spanjoll.Solari-Isko

Pas një sezoni të dobët me Lapetegin, dhe Solarin, Isko shpresonte se me ardhjen e Zinedin Zidan ai do të aktivizohej më shumë dhe do të kapte formën e tij më të mirë. Por, pas blerjes së Hazard, dhe pas kërkimit të një mesfushori tjetër nga ana e madrilenëve, mundësitë që spanjolli të aktivizohet janë të pakta.Dhe nga kjo kërkojnë të përfitojnë anglezët, të cilët e dëshirojnë mesfushorin në skuadrën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"