GRUPI D/ Lautaro Martinez shmang humbjen e Interit, Salcburgu hedh “K.O” Benfikën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2023 | 0:01

GRUPI D/ Lautaro Martinez shmang humbjen e Interit, Salcburgu hedh “K.O” Benfikën (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme dy duelet e vlefshme për Grupin D të Ligës së Kampionëve. Interi i Inzagit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Real Sociedadit, teksa ishte goli i Lautaro Martinez në minutën e 87-të, që shmangu disfatën e zikaltërve

Lautaro goli

Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Mendez, ndërkohë që kishin edhe një numër të konsiderueshëm rastesh shënimi, por fati ishte me italianët, që në fund arritën të merrnin 1 pikë.

Ndërkohë në duelin tjetër, Salcburgu shtangu Benfikën në Portugali, duke e mposhtur me rezultatin 0-2 falë golave të Simiç dhe Gloukh në minutat 15 dhe 51. Vlen të theksohet fakti se Benfika luajti me 10 lojtarë që prej minutës së 13-të.  

REZULTATET  (GRUPI D): 

REAL SOCIEDAD – INTER 1-1

Mendez 4′  / Lautaro Martinez 87′ 

GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO

GOLI I ANULUAR I TURAM: VIDEO

TRAVERSA E MERINOS: VIDEO

PRITJA FANTASTIKE E ZOMER: VIDEO

RASTI I ARTË I LE NORMAD PËR GOLIN E DYTË: VIDEO

KARTONI I VERDHË I ASLLANIT: VIDEO

GOLI I MENDEZ: VIDEO

BENFIKA – SALCBURG 0-2

Simiç 15′ , Gloukh 51′ 

GOLI I GLOUKH: VIDEO

GOLI I SIMIÇ ME PENALLTI: VIDEO

PENALLTIA E HUMBUR NGA KONATE: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE: 

REAL SOCIEDAD – INTER

INTER

BENFIKA – SALCBURG

BENFIKA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"