Goditja e bujshme në merkato, Barcelona “hedh grepat” për Halandin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 21:05

Goditja e bujshme në merkato, Barcelona “hedh grepat” për Halandin

Emri i Erling Haland, është një nga më të nxehtit dhe njëkohësisht edhe më të shtrenjtit e merkatos. Shumë klube janë të interesuar për sulmuesin e Mançester Sitit, por kohët e fundit, është futur përsëri në garë edhe klubi i Barcelonës.

haland

“Mundo Deportivo” dedikoi një artikull, duke shpjeguar se si qendërsulmuesi norvegjez, është një lloj ëndrre e ndaluar për blaugranët. Sipas të përditshmes spanjolle, klubi katalanas planifikon ta transferojë Haland, në verën e vitit 2025.

Në fakt, kontaktet e para datojnë në prill 2021 kur babai dhe agjenti i tij i atëhershëm Mino Raiola u nisën për në Barcelonë me një avion privat për t’u takuar me drejtuesit e klubit, përpara se të bënte të njëjtën gjë me Real Madridin po atë pasdite dhe më pas në ditët në vijim në Angli me Çelsin, Liverpul, Mançester Junajtid dhe Siti, që më vonë do të bëhej ndalesa e tij e radhës.

Dhe më pas ishte vizita personale e Ksavi në mars 2022. Problemet ekonomike, sidoqoftë, i bënë ata të anojnë drejt zgjedhjes së Levandoskit, një sulmues me përvojë dhe më pak të kushtueshëm.

Që atëherë, megjithatë, shkruan gazeta katalanase, dera e Barcelonës ka mbetur gjithmonë e hapur, aq sa muajin e kaluar agjenti i sulmuesit, Pimenta, u takua me drejtorin sportiv të blaugranas, Deko. Plani i klubit është ta nënshkruajë atë në vitin 2025, kur Levandoskit i mbaron kontrata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"