Gjykimi tërbon korçarët, Liçi shfryn dufin me Josën/ Ja pikantet e duelit Skënderbeu-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 18:25

Gjykimi tërbon korçarët, Liçi shfryn dufin me Josën/ Ja pikantet e duelit Skënderbeu-Laçi

Momentet më pikante nga “Panorama Sport” në takimin e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit, fituar minimalisht nga këta të fundit.

Gentian Lici

* Goli i shpejtë i kurbinasve qetëson disi Mirel Josën, por me kalimin e minutave duke parë presingun e korçarëve, Josa rikthehet aktiv në pankinë duke tentuar të korrigjojë gabimet në fushë të skuadrës së tij, veçanërisht në vendosje.

* Nga ana tjetër, Ivan Gvozdenoviç ka një punë disi më të vështirë pasi mundohet të ulë presionin dhe të rregullojë gjendjen psikologjike të lojtarëve, normalisht e rënduar pas golit të shpejtë të pësuar.

* Penalltia e fituar nga Rashica anulohet nga VAR-i. Kjo shkakton nervozizëm në radhët e Skënderbeut dhe protesta nga pankina korçare.

* Nervozizëm që shtohet akoma edhe më shumë pasi Frenklin rrëzohet në zonë, sërish për kryesorin Doda nuk kemi të bëjmë me një penallti.

* Kulmi i protestave arrin në minutën e 86-ë kur Uçes i mohohet një gol. Gvozdenoviç nuk u beson syve, ndërsa sëbashku me Liçin dhe Gjançin kërkojnë shpjegim nga arbitri i katërt. Gentian Liçi shkon më tej duke shfryrë dufin në një bisedë me Mirel Josën, të cilit i shpjegon se është një gol i anuluar pa të drejtë.

* Në fund të takimit, pankina korçare, Gvozdenoviç dhe Liçi bisedojnë me anësorin, ku ish-kapiteni i Skënderbeut, Liçi, i tregon këtij të fundit se me atë vendim, ka thyer edhe ligjet e fizikës.

Lici

“Është e pamundur që një top i përfunduar në kufijtë e pesëmetërshit në shtyllën e parë të kalojë vijën fundore”, kanë qenë fjalët e zëvendës trajnerit, drejtuar anësorit që sinjalizoi anulimin e golit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"