Gjoka fikson sulmin, do të jetë Pejiç-Emini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2016 | 11:12

Gjoka fikson sulmin, do të jetë Pejiç-Emini

Kukësi vijon fazën përgatitore në Ohër, në kuadër të ndeshjes së parë sezonale, që starton me Superkupën e Shqipërisë kundër Skënderbeut, më 24 gusht.

13814044_852541751543586_6398363029372077175_nTrajneri Ernest Gjoka po punon për të gjetur formacionin ideal. Nga miqësorja e fundit trajneri mësohet se nuk ka mbetur i kënaqur, sidomos nga loja e disa titullarëve, e gjithashtu atyre që u hodhën në fushë. Megjithatë, nga sa mësohet, trajneri duket se e ka marrë një vendim për mënyrën se si do të luajë me këtë kontingjent.

Sipas të gjitha gjasave, Gjoka do të preferojë skemën 4-4-2, duke hedhur në majën e sulmit dyshen Emini-Pejiç.

Kroati do të bëjë rolin e qendërsulmuesit, ndërsa shqiptari nga Maqedonia do të vendoset pas tij. Ky i fundit gjatë sezonit të kaluar ka bërë rolin e sulmuesit kryesor.

Tashmë me dyshen Pejiç-Emini, Kukësi është i frikshëm në sulm, në një kohë që ka rivalitet të madh për një vend në mesfushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"