Gjoba të rënda për Partizanin e Skënderbeun, por KDS u “fal” stadiumet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 22:15

Gjoba të rënda për Partizanin e Skënderbeun, por KDS u “fal” stadiumet

Komisioni i Disiplinës ka vendosur sot të “mëshirojë” Skënderbeun dhe Partizanin, duke u dhënë një gjobë të majmë, por duke mos i ndëshkuar me pezullim stadiumet përkatëse për sjellje të papërshtatshme të tifozëve të tyre.

partizani tifozet

Tifozët e Skënderbeut bënë “pushtim fushe” pas golit të fitores së Latifit ndaj Vllazninë, por kjo u ka kushtuar korçarëve vetëm një gjobë, ashtu si edhe Partizani duhet të paguajë një të tillë për sjelljen e tifozëve të tyre të cilët goditën me sende duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes ndaj Kukësit.

I njëjti trajtim ka qenë edhe për Laçin, ku tifozët vendas nuk kanë kursyer hedhjen e sendeve në fushë në fundjavë. Për kurbinasit, shqetësimi më i madh është ndëshkimi i kapitenit Vucaj, i cili do të mungojë për dy ndeshjet e radhës.

VENDIMET

1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100000 (njëqindmijë) Lekë.

2.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 150.000 (njëqindepesëdhjetëmijë) Lekë.

3.KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 150000 (njëqindepesëdhjetëmijë) Lekë.

4.Lojtari i KF “Tërbuni” Edison Puka dhe lojtari i KF “Mamurrasi”, Rezart Maho, për goditje me grusht ndaj njëri-tjetrit, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet secili me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Tomorri”, Ervis Çaço, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Zyrtari i KF “Luzi 2008” Lavdrim Lusha dhe zyrtari Lulezim Kamberi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit  56/1.a të KDS, dënohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Olimpik” U-19, Endi Peza dhe lojtari i KSSH “Veleçiku” U-19, Juljan Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj njëri-tjetrit, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Butrinti” U-17 Keldi Jovani dhe lojtari i KF “Luftëtari” U-17, Gerald Salaria, për sjellje jo sportive ndaj njëri- tjetrit, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohen secili me 1(një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Mospranimin e kërkesës së KF “Gramozi” për ndeshjen midis KF “Gramozi” dhe KF “Këlcyra” zhvilluar më datë 08.04.2017 si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

10.Lojtari i KF “Laçi”, Erjon Vucaj, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"