Gjithçka e kryer/ Interi arrin akordin me titullarin e Lacios, ja detajet e marrëveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2021 | 21:24

Gjithçka e kryer/ Interi arrin akordin me titullarin e Lacios, ja detajet e marrëveshjes

Me Hakimin që është me valixhe në duar, Interi është hedhur në kërkim për një zëvendësues të marokenit në korsinë e djathtë.

SS Lazio-US Sassuolo ,Serie A, Football, Roma, Italy - 24-01-2021 Manuel Lazzari of Lazio,SS Lazio-US Sassuolo,Serie A C

Emri më i lakuar është ai i Manuel Lazarit të Lacios që e njeh mirë trajnerin italian dhe skemat e tij.

Sipas asaj që raporton “Il Mesaggero”, Interi ka arritur akordin me skuadrën kryeqytetase me shifrën e 22 milionë euro + 4 milionë euro bonuse.

Shpejtësi, teknikë dhe saktësi në kros dhe pasim, Simone Inzagi duket se ka gjetur lojtarin ideal për të zëvendësuar Hakimin i cili duket gjithnjë e më larg skuadrës zikaltër ku do të largohet me destinacion Parisin për një shifër 75-80 milionë euro.

Gjatë sezonit të kaluar anësori 27-vjeçar është aktivizuar në total nga Inzagi me Lacion në të gjitha kompeticionet në 39 sfida nga ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"