Gjashtë përballje delikate, mësoni ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2021 | 9:33

Gjashtë përballje delikate, mësoni ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Do të luhen duke filluar nga ora 13:30, gjashtë ndeshje në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 12-të.

butrinti

Kryesuesit e Maliqit presin në shtëpi Delvinën që renditet në vendin e parafundit në renditje. Fitorja për juglindorët është detyrim në këtë ndeshje, për objektivat e skuadrës, por edhe për kundërshtarin që kanë përballë, i cili këtë sezon ka shfaqur probleme.

Përballje interesante është edhe ajo mes Butrintit të vendit të dytë dhe Albpetrolit të vendit të 6-të, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë maksimumin nga ndeshja e sotme.

Devolli luan në transfertë ndaj Tepelenës, ndërsa Naftëtari sfidon Memaliajn në shtëpi. Ndërkohë Labëria këtë javë do të jetë pushim.

NDESHJET:

BUTRINTI-ALBPETROLI 13:30

NAFTËTARI-MEMALIAJ 13:30

SKRAPARI-KËLCYRA 13:30

GRAMOZI-PËRMETI 13:30

MALIQI-DELVINA 13:30

TEPELENA-DEVOLLI 13:30

LABËRIA PUSHIM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"