Gentian Muça: Ika nga Flamurtari

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 8, 2012 | 15:14

Gentian Muça: Ika nga Flamurtari

Në stërvitjen e djeshme të Flamurtarit binte në sy mungesa e dy futbollistëve që u pezulluan nga klubi për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Evropës, Gerhard Progni dhe Gentian Muça. Lojtarët u pezulluan për thyerje të rregullores së brendshme të klubit, por mungesa e tyre në stërvitje dha sinjale të qarta se ata mund t’i kenë dhënë fund para kohe aventurës së tyre me klubin vlonjat. Kontratat e lojtarëve përfundojnë pas ndeshjeve të Evropës, por duket se drejtuesit e klubit ua kanë bërë të qartë se nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Muça, me të cilin kanë pasur edhe një përplasje kohët e fundit. Mesfushori Gentian Muça ka thënë se është larguar përfundimisht nga klubi, pasi drejtuesit ia kërkuan këtë gjë. “Nuk jam më pjesë e Flamurtarit. U largova përfundimisht, pasi kështu kërkuan drejtuesit. Sot (dje) bëra dorëzimet edhe ika – ka thënë Muça për ‘Panorama Sport’ – Pse ika? Sepse drejtuesit më akuzuan se kisha bërë spiunin pas një përplasje që ndodhi aty. Nuk dua të përmend emra. Më thanë se i kisha thënë një shokut tim se trajneri e kishte sharë nga stoli. Lojë kalamajsh… kërkuan të më largonin dhe gjetën një pretekst. Trajneri? Fola me të, por më tha se ishte i pafuqishëm, pasi nuk mund të dilte kundër drejtuesve të klubit”.

 





www.minuta90.com