Gati oferta, skuadra e madhe britanike ofron shifrën e çmendur për Herri Kejnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 17:29

Gati oferta, skuadra e madhe britanike ofron shifrën e çmendur për Herri Kejnin

Mançester Siti ka gati ofertën për të bindur skuadrën e Totenhemit për Herri Kejnin.

Kejn

Sipas asaj që raporton “Daily Star”, skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar plot 115 milionë euro për bomberin britanik.

Vetë Kejn ka shprehur dëshirën e largimit nga Londra, por skuadra e Sitit duhet të mposhtë konkurrencën e PSG-së që me Poçetinon në krye sulmuesi 27-vjeçar do të preferonte një kalim tek skuadra pariziene pasi dëshiron një ribashkim me teknikun argjentinas.

Kejn tek Totenhemi ndodhet prej 8 vitesh dhe në sezonin e kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 49 ndeshje nga ku ka realizuar 33 gola dhe ka dhuruar 17 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"