Garë e ashpër për titullin, Ballkani i Dajës rimerr komandën në Superligën e Kosovës! Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 17:49

Garë e ashpër për titullin, Ballkani i Dajës rimerr komandën në Superligën e Kosovës! Ja rezultatet dhe renditja

U luajtën ditën e sotme 3 duelet interesante të vlefshme për javën e 28-të të Superligës së Kosovës, ku u regjistruar vetëm 3 gola të shënuar. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte të supersfida mes Llapit dhe Dritës, që u fitua nga gjilanasit me rezultatin 0-1.  

ballkani

Nga dueli i dy rivalëve, ka përfituar edhe Ballkani i Ilir Dajës, që falë triumfit 2-0 në shtëpi ndaj Lirisë, ka lënë pas momentin e vështirë, duke u rikthyer në krye të kampionatit, me një diferencën +2 pikë nga Llapi dhe Drita që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë. Ndërkohë në duelin tjetër Feronikeli dhe Prishtina u pajtuan me një barazim pa gola. 

Duket një rivalitet i ashpër për sa i përket vendit të parë në këtë sezon, me Ballkanin, Llapin dhe Dritën që duket se do të luftojnë deri në javën e fundit për shpalljen kampion.  

REZULTATET: 

BALLKANI-LIRIA 2-0 

Gripshi 71’, Kuç 90+2’ 

LLAPI-DRITA 0-1 

Baftiu 42’  

FERONIKELI-PRISHTINA 0-0 

RENDITJA: 

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"