Gafat e shumta të portierëve, gardiani i Milanit i del në mbrojtje: Shpikin topa që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 19:28

Gafat e shumta të portierëve, gardiani i Milanit i del në mbrojtje: Shpikin topa që të…

Që nga finalja e Champions League, ku portieri i Liverpulit, Loris Karius, u bë “gazi” i botës me gafat e tij, e më tej De Gea, deri tek Muslera ditën e sotme, kanë qenë të shumta gafat e portierëve në kuadratin e portës.

musleraaa

Shumë topa i kanë rrëshqitur nga duart atyre, duke “i falur” kështu gola kundërshtarëve, ndonjëherë edhe nga goditje të lehta për t’u kontrolluar në pamje të parë. Është portieri i njohur, që sapo firmosi te Milani, Pepe Reina, i cili së fundmi firmosi edhe me Milanin, që në një reagim në Twitter ditën e sotme, i ka ardhur në mbrojtje portierëve.

“Do vazhdojmë të ‘shpikim’ topa. Që portierët ta kenë më të lehtë ‘të gjejnë’ trajektoren e topit” – shkruan Reina.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"