Futbollisti i Laçit fiton çmimin “Talenti i Vitit 2023”: Ja kujt ia dedikoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 19:06

Futbollisti i Laçit fiton çmimin “Talenti i Vitit 2023”: Ja kujt ia dedikoj…

Arlind Kurti është zgjedhur talenti i vitit 2023. Futbollisti i Laçit, fitoi duelin me Ergis Arifin e Teutës dhe Ledio Tresën po të Laçit, duke rrëmbyer këtë çmim me mjaft vlerë. Ky çmim u dorëzua nga ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, teksa në deklaratën e dhënë menjëherë pas fitimit të çmimit, Kurti mes emocionesh deklaroi:  

bandicam 2023-12-18 18-59-22-446

“Mirëmbrëma të gjithëve, ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për çmimin e akorduar, talenti i vitit 2023. Ky çmim më shtyn përpara që të punoj akoma dhe më fort për të realizuar ëndrrën që kam.  

Dua të falenderoj klubin tim Laçin që më ka bërë të mundur të shfaq cilësitë e mia. Gjithashtu falenderoj edhe ekipin Kombëtar U-19 pasi isha pjesë e tyre këtë vit. Edhe ata ishin një emocion i bukur për mua. Këtë çmim ia dedikoj familjes sime, e cila më ka mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Kurti.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"