France / Më në fund fiton edhe Ranieri, Fekir shënon gol nga mesi i fushës për Lionin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 22:08

France / Më në fund fiton edhe Ranieri, Fekir shënon gol nga mesi i fushës për Lionin (Video)

Klaudio Ranieri ka  marrë fitoren e parë në kampionatin francez të futbollit si trajneri i Nantës. Skuadra e tij fitoi me shifrat 1-0 në fushën e Trua falë golit të Sala në minutën e 81-të, në një takim ku Nanta ishte me 10 lojtarë që nga minuta e 34-t.

nintchdbpict000334571377

Në ndeshjet e tjera të sotme, bie në sy kthimi te suksesi i Nisës, pas dy humbjeve radhazi që kishin zbehur entuziazmin te ekipi i Favre, që mendohej se do të ishte pretendent pas afrimit të Uesli Shnajder.

Një nga ndeshjet më argëtuese të ditës së sotme ka qenë barazimi 3-3 mes Olimpik Lion dhe Bordo, ku bie në sy goli i shënuar nga Fekir për vendasit në minutën e 10, me një gjuajtje nga mesfusha. Lioni dukej se po shkonte i qetë drejt fitores, por goli i Lerager në minutën e 88 dhe ai i Malkolm në të 91-tën, vulosën barazimin mes dy skuadrave.


Lyon 3 – 3 Bordeaux – All Goals & Highlights HD by footballgoalshow

Rezultatet

Olimpik Lion-Bordo 3-3

Montpelje-Strasburg 1-1

Nisë-Gingamp 2-0

Ren-Dizhon 2-2

St. Etien-Amiens 3-0

Trua-Nantë 0-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"