FOTO+VIDEO/ Kombëtarja kryen seancën e dytë stërvitore, me skuadrën bashkohen edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 21:25

FOTO+VIDEO/ Kombëtarja kryen seancën e dytë stërvitore, me skuadrën bashkohen edhe…

Kombëtarja shqiptare ka nisur nga puna me seancën e dytë stërvitore përpara sfidës miqësore me Arabinë Saudite, e cila do të luhet të mërkurën e 26 tetorit, në orën 16:30.

FOTO: Zamir Qypi

FOTO: Zamir Qypi

Seanca po kryet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës dhe kësaj radhe lojtarët janë ndarë në dy grupe. Roshi, Cikalleshi, Skuka, Janku, Kallaku dhe Hakaj u stërvitën me jelek, ndërsa Bitri, Gurishta, Turkaj, A.Marku, Deliu, Mala, Rrapaj, Vila, Xhixha nuk e kishin të veshur.

Ata të cilët luajtën ditën e djeshme në kampionat janë bashkuar në grumbullim dhe për këtë arsye po kryejnë një stërvitje më të lehtë.

VIDEO: Zamir Qypi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"