Fotolajm/ “Ndau një familje, na trajtoi si të pavlerë”/ Vëllai i Mauro Ikardit shpërthen ndaj Uanda Narës: Është e neveritshme!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 22:02

Fotolajm/ “Ndau një familje, na trajtoi si të pavlerë”/ Vëllai i Mauro Ikardit shpërthen ndaj Uanda Narës: Është e neveritshme!

Uanda Nara nuk ka qenë asnjëherë e pëlqyer në familjen e Mauro Ikardit. Ky fakt nuk është mohuar kurrë nga motra e tij Ivana që është përballur edhe me avokatët e Naras.

wanda-nara-mauro-icardi-y-guido-icardi-1472877

Por së fundmi e ka shpalosur mospëlqimin as vëllai Guido.

Ai e ka sulmuar ashpër ish-kunatën e tij përmes një postimi në Instagram.

“Sa e neveritshme është që të jesh gjallë. Përpara se të më hidheni në qafë, nuk i referohem vetëm fizikut edhe pse në këtë foto duket qartë”, u shpreh ai.

23

24

25

“Ndau një familje, na trajtoi si qënie të pavlera, donte të vinte me shpatulla pas murit motrën, tentoi të manipulonte nënën time, qeshte me ne në fytyrat tona. Njerëzit duhet ti dinë këto”, përfundoi vëllai i Ikardit.

26

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"