FOTOLAJM/ Edi Martinit i vjedhin “Instagramit”, ja çfarë i shpërndajnë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 23:24

FOTOLAJM/ Edi Martinit i vjedhin “Instagramit”, ja çfarë i shpërndajnë 

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka rënë preh e një sulmi kibernetik teksa kanë arritur t’i vjedhin rrjetin social “Instagram”. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga vetë tekniku shkodran, nëpërmjet një statusi në “Facebook”.  

martini1

“Më kanë vjedhur Instagramin sot, ju lutem bëjini report. Ato që postohen nuk kanë lidhje me mua. Faleminderit”, shkruan Martini në “Facebook”. 

Por çfarë është duke u shpërndarë momentalisht në “Instagramin” e Martinit? Mesa duket personat që ia kanë vjedhur kanë lidhje me mashtrimet e investimeve në bursë, teksa tentojnë që të joshin persona që të investojnë lekët e tyre në kompani burse fantazmë dhe më pas të zhduken duke vjedhur të ardhurat e qytetarëve.  

3

2

1

4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"