FOTOLAJM/ Dueli special, shikoni çfarë bëjnë Asllani dhe Aleksi Sançez në fundin e pjesës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 21:48

FOTOLAJM/ Dueli special, shikoni çfarë bëjnë Asllani dhe Aleksi Sançez në fundin e pjesës së parë

Miqësorja mes Kilit dhe Shqipërisë ishte speciale për dy futbollistet e Interit, Kristjan Asllani dhe Aleksi Sançez, të cilët menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, ndërruan fanellat me njëri-tjetrin në shenjë respekti.  

Asllani-Sançez

Interesant është fakti, se në datën 4 mars, Sançez dhuroi asistin e golit të parë të Asllanit me fanellën e Interit, në duelin ndaj Xhenoas, një gol ky që do të mbahet mend gjatë nga ana e shqiptarit, ku një meritë të madhe për këtë gol të parë ka padyshim edhe Aleksi Sançez me asistin e dhuruar.  Asllani dhe Aleksi Sançez gëzojnë raporte shumë të mira miqësore.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"