FOTO/ UEFA nxjerr “Ekipin e Sezonit” në Ligën e Konferencës, lojtarët e finales së Tiranës pushtojnë 11-shen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:27

FOTO/ UEFA nxjerr “Ekipin e Sezonit” në Ligën e Konferencës, lojtarët e finales së Tiranës pushtojnë 11-shen

UEFA ka nxjerrë 11 emrat që ja kanë dalë për të qenë në “Ekipin e Sezonit” të Ligës së Konferencës, ku shikohen që numrin më të madh e zënë lojtarët që luajtën në finalen e Tiranës.

Roma festa

Plot 9 futbollistë që e startuan si titullar finalen e luajtur në “Air Albania”, katër nga kampionët e Romës dhe pesë nga vendi i dytë, Fejnordi.

Rui Patrisio vendoset në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Girtruida, Smolling, Trauner dhe Malakia. Në mesfushë gjithashtu shikohen katër lojtarë, me Pelegrinin, Sinisterën dhe dy lojtarët e tjerë që nuk ishin nga Roma dhe Fejnordi, Dimitri Paje i Marsejës dhe Diusburi-Hall i Leistërit. Sulmi më pas përbëhet nga Desers dhe Abraham.

135

Për sa i përket lojtarit më të mirë të kompeticionit, u shpall dhe ai që ngriti trofeun i pari në Tiranë, kapiteni i Romës, Lorenco Pelegrini. Për sa i përket lojtarit më të mirë të ri u shpall Sinistera i Fejnordit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"