FOTO/ UEFA kuic me stadiumin “Air Albania”, shikoni pyetjen që i bëhet të gjithë ndjekësve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 0:13

FOTO/ UEFA kuic me stadiumin “Air Albania”, shikoni pyetjen që i bëhet të gjithë ndjekësve

“Air Albania Stadium” është një nga impiantet më moderne në rajon, teksa u inaugurua në muajin nëntor, pikërisht në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës.AIR ALBANIA

Ditën e sotme, UEFA në faqen zyrtare ka vendosur të bëjë një kuic me ndjekësit, pikërisht në lidhje me stadium shqiptar. Në faqen zyrtare postohet foto e stadiumit “Air Albania” e kapur nga lart, teksa pyeten tifozët për emrin e stadiumit.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë gjetur përgjigjen e saktë, kjo edhe për faktin se stadiumit është bërë shumë reklamë dhe tifozët e huaj përveç atyre shqiptarë e kanë fiksuar në mendjet e tyre. Por ka edhe nga ata që shkruajnë emra të tjerë, si “Hampden Stadium” apo edhe “Etihad”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"