FOTO/ Takoheshin prej kohësh, aktori i njohur turk konfirmon lidhjen me gazetaren Dileta Leota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 10:33

FOTO/ Takoheshin prej kohësh, aktori i njohur turk konfirmon lidhjen me gazetaren Dileta Leota

Prej disa  javësh, aktori i njohur turk, Can yaman, përflitet se ka nisur një romancë me gazetaren italiane, Diletta Leotta.

can yaman diletta leotta (1)

Pas gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, Can ka reaguar dje për herë të parë.

can yaman diletta leotta (8)

Aktori publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me Diletta-n.

can yaman diletta leotta (9)

Gazetarja shfaqet me kokën e mbështetur tek shpatullat e Yaman. Ndërkohë, aktori shihet me një armë në dorë, e kjo ndoshta sepse dyshja ka dashur të kalojë pak kohë duke u argëtuar me qitjen.

can yaman diletta leotta (6)

Çifti i rrezikshëm”, shkroi ai krahas postimit, në të cilin etiketoi edhe Diletta-n.

Ai i mbylli komentet në këtë foto, por fansat e dyshes e kanë shpërndarë atë menjëherë në rrjete sociale.

can yaman diletta leotta (5)

Dyshja filloi të “gjurmohej” kur Anna Pettinelli hodhi aludime për një lidhje mes tyre në emisionin e saj në radio, në “RDS”.

can yaman diletta leotta (7)

Më pas, revista “Chi” publikoi foto ku dyshja shfaqej nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u përqafuar dhe duke u puthur.

can yaman diletta leotta (4)

Mediat italiane shkruanin se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku publikuan edhe foto në Instagram.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"