FOTO/ Njihuni me trajnerin që ka asistentin më të veçantë në botë, një…qen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 17:02

FOTO/ Njihuni me trajnerin që ka asistentin më të veçantë në botë, një…qen

Klubi paraguaian Sporting Club 2 de Majo ka asistent-trajnerin më të veçantë në botë. Bëhet fjalë për Tesapara, një qen mjaft besnik. Trajneri Karlos Jara Saguier, 61 vjeç, e ushqeu njëherë qenin që shfaqej gjithmonë në stërvitje.

dogg1

Tashmë ai stërvitet edhe me futbollistët. “I dhashë njëherë një copë tortë dhe nga ajo ditë ai është këtu. Tani Tesapara kërcënon kundërshtarët me fytyrë agresive” u shpreh trajneri Saguier. Ka raste kur qeni nuk mund të rrijë në stol, por ai nuk mund ti humbasë ndeshjet e ekipit dhe ngjitet në tribunë.

412400_TS_06-09-18_2539030996_

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"