FOTO/ Goli i parë me Interin bën jehonë, Asllani pushton faqet e para të mediave sportive në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 22:19

FOTO/ Goli i parë me Interin bën jehonë, Asllani pushton faqet e para të mediave sportive në Itali

Kristjan Asllani ishte një nga dy protagonistët e fitores së Interit kundër Xhenoas në kampionat, me zikaltrit që u shkëputën në krye të Serisë A me 15 pikë diferencë nga Juventusi.

asllani

Duket se goli i parë i mesfushorit të Kombëtares shqiptare me fanellën e Interit ka bërë jehonë në Itali, me mediat që e kanë vendosur Asllanin në faqet e para.

La Gazzetta dello Sport: “KA VETËM INTER: Mund Xhenoan 2-1 dhe sheh Scudetto-n. Goli i Asllaint dhe Sançez me penallti. Inzagi gjen Turamin <<Tani jemi Red Bull>>”.

gazzetta

Corriere dello Sport: “Rënie lirie: Inzagi mund Xhenoan 2-1. Penallti inekzistente dhe Interi fluturon +15. Zhbllokohet Asllani dhe shënon Sançez nga pika e bardhë pas një gabimi fatal të Ajroldit”.

corriere

Quotidiano Sportivo: “Inter, fillon numërimi mbrapsht. Asllani dhe Sançez thyejnë Xhenoan, Inzagi shkon +15 nga Juvja”.

qs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"