FOTO/ Gafë e Real Madrid, kujton golin e Vinisus me racizëm: Vrasësi i njerëzve me ngjyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 11:00

FOTO/ Gafë e Real Madrid, kujton golin e Vinisus me racizëm: Vrasësi i njerëzve me ngjyrë

Një pakujdesi nga personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Real Madrid, ka bërë që në rrjet të shpërthejnë polemikat për një postim që madrilenët kanë bërë. Dëshira e tyre për të qenë më afër me tifozët, ka rezultuar një gafë duke qenë se nuk është lexuar përmbajtja para se të publikohej.

vinisius]

Një tifoz me emrin e llogarisë “Vrasësi i njerëzve me ngjyrë” ka publikuar golin që Vinisius i shënonte Liverpulit në finalen e Championsit në vitin 2022, teksa komentet kanë qenë të shumta për postimin.

Në një kohë kur në Spanjë po flitet gjithmonë e më shumë për racizimin pikërisht për shkak të Vinisiusit i cili ishte “viktima” në ndeshjen ndaj Valenicas kur tifozët vendas po e thërrisnin majmun, vjen edhe ky gabim nga Real Madridi. Postimi është fshirë pas 10 minutash por 10 minuta kanë mjaftuar që fotoja të bëhet virale.

real

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"