FOTO/ Briken Calja në mbështetje të kampionit të boksit që mori vetëm 14 mijë lekë: Shpërblimi yt kushton sa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 18:45

FOTO/ Briken Calja në mbështetje të kampionit të boksit që mori vetëm 14 mijë lekë: Shpërblimi yt kushton sa…

Historia e trishtë e boksierit shqiptar, Klevis Çelaj që u shpall kampion në kategorinë “Elite” për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor, shkaktoi një debat të fortë në opinionin sportive.

safe_image.php_

Në mbështetje të kampionit të boksit, ka dalë edhe peshëngritësi Briken Calja, nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Calja ka nxjerrë një foto ironike, ku shpërblimin vetëm prej 140 mijë lekësh të vjetra që kishte marrë boksieri, e krahason vetëm me mëngjesin e hotelit për ministren e Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahini.

briken calja

“Shpërblimi I kampionit kombëtar të boksit kushton sa mëngjesi I hotelit ku fle ministrja” – shkruhet në foton e postuar nga Briken Calja ditën e sotme. “Realiteti Sportit Shqiptar. Pun e jashtzakonshme e Ministrise dhe Federates. Bravo. Perfaqesim dinjitoz ne parlament nga Deputetet e sportit” – shkruan gjithashtu Calja.

Briken Calja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"