FORMULA 1/ Skuderia synon titullin që mungon prej 17 sezonesh. Ferrari heq mbulesën, prezantohet modeli SF-24

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 21:49

FORMULA 1/ Skuderia synon titullin që mungon prej 17 sezonesh. Ferrari heq mbulesën, prezantohet modeli SF-24

Me një prezantim publik në “You Tube” dhe një tjetër më të vogël në cirkuitin e Fioranos, Ferrari ka i hequr mbulesën makinës së re SF-24, njëvendëshe me të cilën do të garojë në Kampionatin Botëror 2024 të Formulës 1, me sezonin që starton më 2 mars në Bahrejn. Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz presin të bëjnë më mirë se vitin e kaluar, sezon ku Skuadra e Kuqe arriti vetëm një sukses, me Sainz në Singapor, për t’u renditur  në vend të tretë në kampionatin e konstruktorëve, pas Red Bullit dhe Mercedesit.

skysports-ferrari-2023-f1-car_6056883

SF-24 është Ferrari i parë tërësisht nën menaxhimin e drejtorit Frederik Vasër, teksa francezi pasoi në drejtim nga Matia Binoton më 9 janarin e vitit 2023. Në Fiorano, makina e re iu prezantua drejtpërdrejt një numri të vogël të ftuarish, kur ndër ata i pranishëm ishte presidenti Xhon Elkan, CEO Benedeto Vinja dhe zv.presidenti Piero Ferrari, së basku me Vasër dhe pilotët Lëklerk e Sainz. Ndërsa në rrugën që kalon përgjatë cirkuitit të Ferrarit, dhjetëra fansa u përpoqën të “vidhnin” disa sekrete nga makina e re. Tashmë “kokëkuqja” ka ndezur zyrtarisht motorët në kërkim të titullit kampion që mungon që prej vitit 2007 për pilotë, sezon kur triumfonte me Kimi Raikonenin, ndërsa për konstruktorë suksesi i fundit daton në sezonin 2008.

FERRARI I RI SF-24

Filozofia e ruajtur e SF-24 nuk ka ndryshme shumë të mëdha në krahasim me modelin SF-23 të sezonit të kaluar: pjesa e përparme më e shkurtër dhe pezullim shufra shtytëse që transmeton dridhje, por garanton mbajtje të lartë në pistë dhe një krah të ndryshëm shumë më afër modelit të makinave Red Bull. Për sa i përket telajos, e bardha u rifut pas suksesit të karrocerisë speciale të parë në Las Vegas vitin e kaluar, ndërsa e verdha ka qenë gjithmonë ngjyra e dytë e Ferrarit. Megjithatë, vijat gjatësore i kishin munguar gjallërisë që nga viti 1968 dhe nuk ishin shoqëruar asnjëherë me ato të bardha, ndërsa nuanca dominuese e kuqe është e errët. E zeza është e kufizuar në pjesën e poshtme të makinës, pjesët e përparme, në sistemin “halo” dhe në detaje të tjera. Disqet janë gjithashtu në ngjyrë të kuqe me një shirit të dyfishtë të bardhë dhe të verdhë. Prej ditës së djeshme, duke vijuar edhe sot, SF-24 po realizon edhe kilometrat e para në pistë, për të lejuar mbledhjen e imazheve dhe fotografive për përdorim marketingu dhe komunikimi. Gjithashtu, këto teste do t’i japin ekipit mundësinë e kryerjes së shkundjes së makinës në pistë, pas testimeve të bëra në simulator në javët e fundit, për të marrë kështu një ide të parë se si do të reagojë makina në asfalt.

LËKLERK BESON –  

Sharl Lëklerk i shfaq entuziast për Ferrarin e ri. Piloti monegask dhe bëri edhe kilometrave e para në pistë, të cilat do të vijojnë edhe sot në Fiorano, ndërsa më pas, midis 21 dhe 23 shkurtit, do të ketë tre ditë testimi në Sakhir, Bahrejn. Lëklerk u shpreh kështu për makinën e SF-24: “Më pëlqen shumë makina, duke përfshirë padyshim detajet bardh e zi dhe të verdhë të trupit padyshim. Por ajo që më intereson më shumë është performanca në pistë, sepse aty do të luaj gjithçka. Makina SF-24 premton të jetë më pak e ndjeshëm dhe më e drejtueshme, gjë që është shumë e rëndësishme për ne pilotët, pasi duhet të jemi në gjendje të bëjmë mirë. Pres një hap përpara në shumë aspekte dhe nga sa kam kuptuar në simulator mendoj se jemi aty ku duam të jemi. Këtë sezon synimi është të jemi gjithmonë përpara. Dua t’i shpërblej tifozët tanë me shumë gara të mira dhe t’i rikthehemi duke i dhuruar fitore”, deklaroi ndër të tjera Lëklerk.

SAINZ, I KARIKUAR –

Në vitin e tij të fundit në Ferrari para ardhjes së Luis Hamiltonit në 2025-ës, Karlos Sainz u pa gjithashtu i kënaqur me makinën e re dhe tepër i karikuar në këtë prag sezoni: “Kur pashë SF-24 për herë të parë doja të hipja në të dhe të ndizja motorin… Mezi pres ta drejtoj atë në pistë për të verifikuar që, siç na thotë simulatori, kjo makinë është hapi përpara që të gjithë dëshirojmë. Objektivi është që të kemi një makinë më të drejtueshme dhe për rrjedhojë me ritëm konstant garash, të cilat janë kërkesat themelore për të qenë në gjendje të luftojmë për fitore. Ne pilotët bëmë gjithçka për t’i dhënë indikacione të sakta teknikëve dhe jam i sigurt se inxhinierët që punojnë në Maranelo do të kenë përmbushur nevojat tona. Duam t’i gëzojmë tifozët që na mbështetën edhe në momentet më të vështira të sezonit të kaluar”, u shpreh piloti spanjoll.

TË DHËNAT

 

SF-24, SKEDA TEKNIKE

 

Shasi e kompozuar si hoje bletësh me fibër karboni me sistemin e zakonshëm “halo” për kabinën. Karroceria dhe sedilja me fibër karboni.

Kambio gjatësore me 8 marshe plus indietron. Diferencial i pasmë i kontrolluar hidraulikisht. Frenat me disk karboni vetajrosës Brembo (para dhe mbrapa) dhe sistem elektronik i kontrollit në frenat e pasme. Pesha totale me ujë, vaj dhe pilot 798 kg. Rrotat e përparme dhe të pasme: 18”.

MOTORI “POËER UNIT”

Emri 066/12

Fuqia 1600 cc

Xhirot maksimale 15,000

Mbushje turbo e vetme

Shpejtësia e rrjedhjes së benzinës 100 kg/orë maks.

Konfigurimi V6 90°

Numri i cilindrave 6

Diametri i cilindrit 80 mm

Distanca e pikave të cilindrit 53 mm

4 valvola për cilindër

Injeksion direkt, maksimumi 500 bar

SISTEMI ERS

Konfigurimi Sistemi hibrid i rikuperimit të energjisë me gjeneratorë me motor elektrik. Bateritë litium-jon me një peshë minimale prej 20 kg.

Energjia e baterisë 4 MJ

Fuqia MGU-K 120 kW

MGU-K rpm maksimale 50,000

MGU-H rpm maksimale 125,000

 

ARTIN LLESHAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"