Formacioni i mundshëm/ Titullari i Tiranës sakrifikon për derbin, Dede duhet të vendosë për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 12:50

Formacioni i mundshëm/ Titullari i Tiranës sakrifikon për derbin, Dede duhet të vendosë për sulmin

Tirana ka punuar dje në mënyrë të qetë për derbin. Skuadra është e plotë dhe nuk ka ndonjë të dëmtuar. Edhe Avdijaj ka punuar veçmas dhe më pas me grupin e me shumë mundësi do të jetë gati për sfidën me të kuqtë. Problemi i vetëm i Dedes mbetet forma e lojtarëve të veçantë. Agustin Torasa ndien dhimbje në gju dhe kjo e ka bezdisur gjatë gjithë kësaj kohe, por argjentinasi pranon se do të luajë në derbi edhe sikur të kishte dhimbje pa fund. Nga ana tjetër, Dede shpreson shumë te forca e grupit.
Torasa
Në portë luan Bekaj, pas shumë muajsh kthehet djathtas Toshevski, në qendër Najdovski e Hoxhallari dhe majtas Ismajlgeci. Në mesfushë Batha e Giamfi ose Najdovski nëse në mbrojtje luan Vangjeli. Para dyshes së mesit të fushës Torasa, ndërsa Halili e Danso mund të jenë sërish në fushë si titullarë e sulmues i vetëm Muçi. Ekziston edhe mundësia që Muçi të luajë majtas e Danso djathtas, ndërsa Sasraku në sulm, por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

tirana formacioniii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"