Formacioni i mundshëm i Dinamos/ Dy mungesa për blutë, kthehen Zabërgja e Gudiabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 11:01

Formacioni i mundshëm i Dinamos/ Dy mungesa për blutë, kthehen Zabërgja e Gudiabi

U bënë disa javë që Dinamo nuk e ka të plotë skuadrën dhe tashmë është mësuar me këtë fakt. Për ndeshjen me Erzenin mungesë e sigurt është ajo e kapitenit Hoxha, i skualifikuar për shkak të 4 kartonëve të verdhë.

dinamo

Sulmuesi Luis Kaçorri nuk është akoma plotësisht gati dhe maksimumi do ta jetë në stol në ndeshjen e së dielës me Erzenin, por jo titullar. Rikthehen ndërkohë pas mungesës së Kukës dy lojtarë të rëndësishëm, si Bakari Gudiabi dhe Baton Zabërgja. Që të dy do të jenë në fushë nga minuta e parë në “Air Albania”, ku shiritin e kapitenit, sipas të gjitha gjasave, do ta mbajë braziliani Denison.

Trajneri Dritan Mehmeti ka në dispozicion edhe një seancë të fundit stërvitore para se të vendosë për 11- shen titullarë, por ka a shumë zgjedhjet e tij janë të ditura. Vendin e Hoxhës në qendër të mbrojtjes do ta marrë Janku. Marku, Behiratçe dhe Lorran do të plotësojnë prapavijën, së bashku me portierin Sali. Gudiabi dhe Qefalija do të luajnë në mesfushë, ndërsa në sulm pritet që Tahiri të jetë përsëri titullar, bashkë me Denison, Zabërgjën dhe Vilën.

dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"