Formacionet e mundshme/ Laçi në formë, Bejzade bën gati “kurthin” ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 13:21

Formacionet e mundshme/ Laçi në formë, Bejzade bën gati “kurthin” ndaj Egnatias

Laçi luan sot një provë force në transfertë kundër Egnatias, me ndeshjen që nis në orën 15:00 në stadiumin e Rrogozhinës.bejzade

Skuadra e Skerdi Bejzades vjen pas një fitoreje me përmbysje ndaj Vllaznisë dhe është duke kaluar një moment mjaft të mirë. Lojtarët e rinj që ka në përbërje ekipi kurbinas janë duke bindur javë pas jave, por në futboll duhet vazhdimësia dhe stafi teknik, bashkë me drejtuesit e klubit, janë munduar të mbajnë skuadrën në tonus. Dy fitoret radhazi janë një sinjal i mirë, por sot Laçi luan ndaj një prej ekipeve që shihet si pretendent për një vend në katërshe. Cilësitë që ka Egnatia bëjnë që Laçi të përshtatet edhe me kundërshtarin, duke ndërtuar një strategji të qartë për të ndalur sulmuesit e rrezikshëm të rrogozhinasve si Duamena, Paulauskas dhe Isgandarli.

Si kundërshtar në këtë takim do të jetë mesfushori Sebastjan Spahiu, i cili luajti në dy sezonet e fundit me kurbinasit. Në bazë të asaj që është parë në stërvitjet e fundit, kurbinasit pritet të shfaqen në Rrogozhinë me thuajse të njëjtin formacion si ndaj Vllaznisë. E vetmja dilemë e trajnerit Bejzade është aktivizimi apo jo nga minuta e parë i mesfushorit 18-vjeçar, Ledjo Tresa, i cili shënoi një supergol kundër shkodranëve.

Ky i fundit është në balotazh me Barjamajn për një vend në krahun e djathtë të mesfushës. Bejzades i duhet më tepër eksperiencë në një takim si ky ndaj Egnatias, prandaj dhe kërkon që mesfusha me Manellarin, Kryeziun dhe Ujkën të jetë sa më kompakte.

DFFGC

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"