Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë”, shqiptari i Kosovës u lë “targën” bomberave të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 18:58

Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë”, shqiptari i Kosovës u lë “targën” bomberave të huaj

Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë” të këtij edicioni në Superiore, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 16 gola.  

hasani

26-vjeçari nga Vushtrria e Kosovës, që u bashkua në fillim të këtij sezoni me bardheblutë e Shehit, spikati këtë kampionat, duke u kthyer një pikë referimi në sulmin e Tiranës. 

Pas Hasanit në listën e golashënuesve u rendit Viktor Da Silva i Partizanit me 13 gola dhe braziliani i Erzenit Nonato me 12 gola, teksa vihet re qartë se numri i golave të shënuar nga sulmuesit e huaj ka qenë i konsiderushëm.

LISTA E GOLASHËNUESVE:  

Hasani – 16 gola 

Da Silva – 13 gola 

Nonato – 12 gola 

Duamena – 11 gola 

Guindo – 11 gola 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"