Flamurtari projekton një tjetër afrim, Idrizi takon ish-sulmuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 10:14

Flamurtari projekton një tjetër afrim, Idrizi takon ish-sulmuesin e Partizanit

Flamurtari pritet që të ketë të tjera përforcime për merkaton e dimrit. Pas sulmuesit Igor Nedeljkoviç, do të ketë të tjera afrime për organikën e drejtuar nga Shpëtim Duro. Burime pranë klubit bëjnë me dije se, gjasat janë që javën e ardhshme të ketë të reja në këtë drejtim dhe pse jo, të vijë edhe prezantimi i dytë.

idrizi-dushku

Sakaq, dje, administratori Sinan Idrizi ka pritur në zyrën e tij Rigers Dushkun. Sulmuesi, që ishte pjesë e Flamurtarit sezonin e shkuar, u takua kokë më kokë me numri një të klubit vlonjat. Lojtari 26-vjeçar, gjatë karrierës së tij, ka luajtur edhe për Partizanin, Besën, Apoloninë dhe Kukësin. Nuk dihet nëse pas takimit me Idrizin, mund të ketë një rikthim të Dushkut te Flamurtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"