Flamurtari, Magani jep dorëheqjen pas humbjes me Partizanin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 17, 2016 | 23:37

Flamurtari, Magani jep dorëheqjen pas humbjes me Partizanin

Gugash Magani jep dorëheqje nga detyra e trajnerit të Flamurtarit. Pas humbjes 4-0 ndaj Partizanit, tekniku peqinas u ka paraqitur drejtuesve të klubit vlonjat kërkesën për t’u larguar nga stoli i ekipit.

Magani ne stol

Magani la stolin dhe u fut në dhomat e zhveshjes katër minuta para se gjyqtari të fishkëllente për herë të fundit, ndërsa gjatë gjithë pjesës së dytë ka qëndruar i ulur duke mos i dhënë asnjë udhëzim ekipit.

Gjithashtu 51-vjeçari nuk doli as para mediave për prononcimin e zakonshëm pas ndeshjes. Ky ka qenë një vendim personal i teknikut, ndryshe nga tri javë më parë kur klubi vlonjat nuk e lejoi në shenjë proteste për mungesën e transmetimit televiziv të ndeshjes me Teutën.

“Panorama Sport” mëson se pas takimit të sotëm Magani ka qëndruar rreth 20-25 minuta në dhomën e zhveshjes, ku u ka kërkuar drejtuesve dorëheqjen pasi i ka folur me tone të ashpra skuadrës. Më pas ai është larguar me automjetin e tij personal dhe jo me autobusin e ekipit.





www.minuta90.com