Flamurtari i paraprin problemeve, jep 3 rroga paradhënie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2016 | 8:56

Flamurtari i paraprin problemeve, jep 3 rroga paradhënie

Borxhet e vjetra duket se janë kthyer në një makth te klubi i Flamurtarit. Në gjysmën e parë të kampionatit, vlonjatët kanë vuajtur shumë nga likuidimi i futbollistëve, çka ka sjellë edhe probleme me titullarët, ku një pjesë e tyre kanë braktisur ekipin.

lojtaret e flamurtarit duke festuarPor, mosshlyerja gjatë vitit të kaluar kalendarik ka ardhur si pasojë e bllokimit të llogarive, për shkak të detyrimeve që klubi kishte ndaj palëve të treta. Në një situatë të tillë, drejtuesit kanë vendosur që të paguajnë paradhënie tre muaj lojtarët dhe stafin teknik, që në vazhdim të gjithë të jenë të qetë.

Deklarata – Lajmin për një gjë të tillë e ka konfirmuar klubi me një deklaratë që ka bërë për mediat. “Për t’ju paraprirë problemeve që mund të lindin nga proceset gjyqësore apo përmbarimore për shkak të borxheve të vjetra, Bordi drejtues i ‘Flamurtari Football Club’ mori vendim për të parapaguar lojtarët dhe stafin teknik me 3 rroga të muajve në vazhdim”, thuhet në deklaratën e klubit.

Pra, të gjithë do të paguhen për muajt janar, shkurt edhe mars. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të frikës për një bllokim tjetër të llogarive bankare të klubit nga përmbarimi, si pasojë e borxheve të prapambetura.

Ndërkohë, burime pranë klubit kanë bërë me dije se rrogat do të hidhen në ditët në vijim në llogaritë bankare të lojtarëve dhe këta të fundit mund t’i tërheqin. Një lajm i tillë është mirëpritur nga të gjithë futbollistët vlonjatë, sidomos nga ata që ishin pjesë e skuadrës në gjysmën e parë të sezonit, të cilët vuajtën edhe vonesat në pagesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"