Flamurtari fiton në miqësore, Emiljano Çela: Kemi probleme, por kanë ardhur 15 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2023 | 17:16

Flamurtari fiton në miqësore, Emiljano Çela: Kemi probleme, por kanë ardhur 15 lojtarë

Pas barazimit pa gola në Ballsh, Flamurtari fitoi në shtëpi ndaj Lushnjes. Dhe Emiljano Çela shprehet i kënaqur nga reagimi i skuadrës. Ndonëse Flamurtari shfaqi disa problematika, ai mendon se do t’i korrigjojnë gjatë ditëve të ardhshme.

cela

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, trajneri i vlonjatëve nuk dëshiron që të nxitohet me gjykimin që jep për ekipin. “Këto janë ndeshjet që do të na shërbejnë shumë. Rezultati nuk është në plan të parë, pavarësisht se të gjithë kanë dhe duhet të kenë dëshirë të fitojë. Duhet të kuptojmë që kanë ardhur 15 lojtarë të rinj dhe duhet kohë që ata të lidhen në sinjale dhe të harmonizohen me njëritjetrin.

Nga ato çfarë kemi punuar jam i kënaqur. Patjetër që problemet u shfaqën, por në disa zona që nuk i kemi punuar akoma. Për këtë nuk jam i shqetësuar aspak. Në përgjithësi jam i kënaqur nga skuadra”, përfundoi memalioti i stolit të Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"