Flamurtari e prezantoi, Gjici tregon kushtin për Kalenë: Do të luajë kur të jepen 50 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 11:53

Flamurtari e prezantoi, Gjici tregon kushtin për Kalenë: Do të luajë kur të jepen 50 mijë euro

Kukësi nguli këmbë se kurrsesi nuk do e linte të lirë Elton Kalenë në verën e këtij viti, prandaj dhe hapi “ankandin” duke vënë kushte për sulmuesin e krahut. Klubi verilindor kërkoi 50 mijë euro nga Flamurtari dhe kjo shifër e blerjes së tij, paçka se për drejtuesit nuk është e madhe, pasi lojtarin mund ta shisnin 200-300 mijë euro jashtë Shqipërisë, sërish shihet si gjysma e së keqes në një situatë konflikti.

Kale

Kontrata e brazilianit, nëse prishej në mënyrë të njëanshme, do të kishte një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh. Tashmë realiteti është ndryshe, sepse presidenti Safet Gjici pranoi ofertën e Flamurtarit prej 50 mijë eurosh për Kalenë. Këtë fakt kreu i klubit verilindor e pranon ekskluzivisht për “Panorama Sport” gjatë ditës së djeshme.

“Po, kemi rënë dakord me Flamurtarin që ata do të blejnë kartonin e lojtarit për 50 mijë euro”, konfirmoi kreu i klubit kuksian. Kontrata është depozituar në FSHF, me qëllim që lojtari të federohet me Flamurtarin, por kushti është që pa kaluar paratë në llogarinë e Kukësit, Kale nuk mund të aktivizohet dot me Flamurtarin.

Rasti specifik si shembull është kalimi i Elis Bakajt në Bjellorusi, ku lojtari priti derisa klubi i Shakhtjor Soligorskut të shlyente Kukësin, e më pas të luante. Faktin e kalimit të financave e pranon sërish presidenti Gjici, që për gazetën sqaron: “Kur të kryhen pagesat, atëherë lojtari do të federohet për llogari të Flamurtarit”.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"