Fituesit e Champions, Asllani për të qenë flamurtari i Shqipërisë/ 52 kombësi triumfuese, Spanja me më shumë kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 23:58

Fituesit e Champions, Asllani për të qenë flamurtari i Shqipërisë/ 52 kombësi triumfuese, Spanja me më shumë kampionë

Triumfi i Interit në finalen e Champions League, do të sillte jo vetëm trofeun e katërt në historinë e klubit, por do të ishte një gëzim i dyfishtë edhe për disa prej lojtarëve zikaltër. Nëse ia dalin të shpallen kampionë, Kristjan Asllani me shokë do të mund të shënojnë emrin e tyre me germa të arta në futbollin europian, duke u bërë të parët përfaqësues të kombeve të tyre që ngrenë kupën me veshë të mëdhenj.

asllani

Asllani do të bëhej kështu shqiptari i parë që fiton Champions League, ndërkohë që katër zikaltër të tjerë do të ngrinin lart emrat e kombeve të tyre. Bëhet fjalë për Henrik Mikhitarianin (Armeni), Milan Shkriniarin (Sllovaki), Samir Handanoviçin (Slloveni) dhe Hakan Çalhanoglunë (Turqi).

Nga ana tjetër, nëse triumfon Mançester Siti, nuk do të ketë asnjë rekord të tillë për të vendosur edhe pse Rijad Mahrez do të ishte vetëm algjeriani i dytë që fiton këtë kompeticion pas Rabah Madxher me Porton në 1987-ën.

Janë ndërkohë 52 nacionalitete, të cilët mund të mburren që kanë pasur të paktën një lojtar, i cili ka marrë medaljen e artë të Champions League ose siç quhej më herët Kupa e Kampionëve, me Spanjën që numëron më shumë fitues në historinë e kompeticionit, plot 77 lojtarë, prej 606 lojtarëve që janë shpallur kampionë të paktën një herë në këtë turne.

Ndërsa Italia (72), Anglia (65), Gjermania (64) dhe Holanda (51) janë pesë kombet me më shumë fitues, ka disa statistika të tjera interesante në lidhje me nacionalitet e lojtarëve të Champions-it.

AAAAA

– Greqia është vendi që ka pasur më shumë finalistë (12) pa arritur të shpallë asnjërin kampion. 11 prej tyre i përkasin skuadrës së Panathinaikosit që humbi në finalen e 1971-shit ndaj Ajaksit, shtuar këtu edhe Akis Zikos që ishte pjesë e Monakos në humbjen e 2004-ës ndaj Portos.

– Turqia (aktualisht e 12- ta në renditjen e UEFA-s) është vendi i renditur më mirë që nuk ka pasur asnjëherë një triumfues në këtë kompeticion.

Tre finalistët e tyre që përfunduan me medaljen e argjendtë janë Jëlldërai Bashturk (Leverkusen, 2002), Hamit Altintop (Bajern Mynih, 2010) dhe Nuri Shahin (Dortmund, 2013).

ASLLANI

– Kombëtarja e renditur më poshtë në renditjen e UEFA-s që ka arritur të ketë një lojtar kampion të Champions League/Kupa e Kamionëve është San Marino, me Masimo Boninin që triumfoi me Juventusin në 1985-ën. Atëherë San Marino renditej në vendin e 55- të, vendi i fundit në renditjen e UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"