Fitorja bindës e Tiranës në Kupë, trajneri Ahmataj: Duhet ta mbyllnim kualifikimin, kemi një brez shumë të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 16:28

Fitorja bindës e Tiranës në Kupë, trajneri Ahmataj: Duhet ta mbyllnim kualifikimin, kemi një brez shumë të mirë

Tirana arriti të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi mundi me rezultatin 3-0 Korabin. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore dhe gjithashtu për lojtarët e rinj që u aktivizuan në këtë takim.

ahmataj

“Duke iu referuar dhe terrenit të lojës, bëmë një 60/70-minutësh shumë të mirë, por edhe pjesa tjetër bëri mirë. Mendoj se duhet ta mbyllnim kualifikimin, sepse terreni, ana psikologjike, loja mund të ndikonin në ritmin e ndeshjes. Jam i kënaqur nga ajo që prodhuan lojtarët dhe të shohim përpara.

Kemi një brez shumë të mirë, por i duhet kohë, komoditet për të shprehur aftësitë e tyre. Kur terreni nuk lejonte të shprehnin cilësitë e tyre. Prandaj ata duhet të marrin minuta aq sa të kenë për t’u përmirësuar dhe për të pasur një të ardhme me Tiranën.

Me Skënderbeun është një ndeshje e vështirë. Nuk ka lidhje me ndeshjen Kupës. Do impenjim maksimal dhe duhet të jesh shumë i shpejtë për të bërë atë që ne ndërtojmë në lojë”, u shpreh Ahmataj për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"