Fitore me përmbysje, Kamza “blindon” vendin e katërt (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 16:02

Fitore me përmbysje, Kamza “blindon” vendin e katërt (Video)

Kamza nuk ka të ndalur në Kategorinë Superiore. Pas barazimit në Korçë javën e kaluar, kryeqytetasit e Ramadan Ndreut, kanë bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Lushnjën me rezultatin 2-1. Fitorja e sotme sjell një “blindim” të vendit të katërt për kamzalinjtë, të cilët tashmë ndodhen +5 nga ndjeksi më i afërt që është Laçi.

Plaku

Canka befasoi vendasit në minutën e 6-të teksa kaloi në avantazh Lushnjën, por gëzimi i miqve ka zgjatur shumë pak, pasi Kamza përmbysi rezultatin. Ishte Sebino Plaku me një supergol nga goditja e dënimit që vendosi baraspeshën. Në minutën e 41-të një autogol i Metos, i dha epërsinë vendasve, të cilët arritën ta menaxhonin mjaft mirë rezultatin në pjesën e dytë.

Lushnja

MINUTE PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Kamza – Lushnja 2-1. 

90+4′ Kamza i kishte të gjitha mundësitë të shënonte golin e tretë, pas daljes së Spahos, por gjuajtja e Nezirajt është larguar nga Mone.

90+3′ Largohet Sebino Plaku në fushë Xhuljo Mehmeti.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Mundësi ideale për Gavë për të barazuar shifrat. Gjuajtja e mesfushorit përfundon ngjitur me shtyllën.

88′ Tjetër kundërsulm i Fukuit nga e djathta, gjuajtja e tij është shumë e lehtë dhe Spaho e pret pa probleme.

83′ Raçiç shpërdoron një rast mjaft të mirë për Kamzën, sulmuesi gjuan me të djathtën brenda zonës por Spaho i mohon golin me një shkëputje të saktë

76′ Meto provon me një goditje  dënimi nga 20 metra, topi përfundon jashtë kuadratit.

75′ Zëvendësim te Kamza, largohet Rezi në fushë hidhet Neziri.

73′ Zëvendësim i detyruar te Lushnja, largohet i dëmtuar  i sapofuturi Shkullaku në lojë Endri Magani.

68′ Gava provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

64′ Mone provon të nisë një top të gjatë mbi mbrojtjen për Sefën por sfera nuk arrin në destinacion e përfundon në rivënie fundore.

62′ Zëvendësim te Lushnja, largohet Pepa në fushë Shkullaku.

60′ Zefi dhe Sebino Plaku ndëshkohen me kartonë të verdhë.

50′ Lushnja kryen zëvendësimin e parë, largohet Papa në fushë Alushi.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Kamza-Lushnja 2-1.

45+1′ Sefa ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

45′ Një tjetër mundësi e mirë për Kamzën me Imerin, gjuajtja e mesfushorit përfundon jashtë kuadratit.

41′ GOOL Kamza 2-1. Imeri nga e djatha fut një top në zonë për Raçiç, sulmuesi serb nuk e devijon dot në rrjetë, por për fatin e keq të lushnjarëve, topi devijohet në këmbët e Metos dhe shkon në rrjetë. 

38′ Imeri provon me një goditje në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij përfundon në duart e Spahos.

28′ Kamza provon të kundërpërgjigjet me Fukuin nga e majta, harkimi i mesfushorit devijohet dhe prek shtyllën.

24′ Goditje këndi për Lushnjën, Meto kroson në zonë, godet Prençi me kokë topi përplaset në shtyllë. Provon më pas Gava, por gjuajtja e tij ishte e gabuar.

23′ Rrezikon Lushnja me Meton, por Halilaj në vështirësi e dërgon topin në këndore.

16′ GOOL Kamza 1-1. Sebino Plaku ekzekuton në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke vendosur baraspeshën.

7′ GOOL Lushnja 0-1. Një kombinim i bukur në zonë, mes Cankës dhe Sefës, ka qënë pikërisht sulmuesi lushnjar Mikel Canka i cili ka goditur saktë brenda zonës duke e dërguar topin në rrjetë.

 

3′ Kamza jep sinjalet e para, Fukui depërton bukur nga krahu i majtë, provon të hedhë një topë në zonë, por largojnë mbrojtësit e Lushnjës.

1′ Ka filluar takimi.

KAMZA – LUSHNJA 2-1

Plaku 16′, Meto (a) 41′ / Canka 7′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Ymeraj, Zefi, Rezi, (Neziri 75′), Plaku, Raçiç.Trajner: Ramadan Ndreu
Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Marku, Ruço, Pepa, (Shkullaku 62′, Magani 71′) Gava, Papa, (Alushi 50′),  Mone,  Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja
Gjyqtarë: Indrit Myrtja

KV: Zefi, Plaku, Halilaj / Sefa, Gava, Canka,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"