Fiton besimin e Arbërit, gati kontrata me Tomorin për ish-futbollstin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2022 | 23:49

Fiton besimin e Arbërit, gati kontrata me Tomorin për ish-futbollstin e Partizanit

I kanë mjaftuar dy javë në Berat dhe direkt bindi. Laurent Ismailaj ka fituar besimin e stafit teknik dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të nënshkruajë kontratën. Mesfushori i qendrës ka bërë paraqitje me nivel në dy miqësoret e fundit, ndaj firma tashmë kthehet në formalitet. Lojtari që sezonin e fundit e mbylli te Vora, për “Panorama Sport” thotë:

Ismailaj

“U bëra disa ditë te Tomori dhe ndihem shumë mirë. Kam gjetur ambientin që doja dhe për këtë i jam falënderues stafit teknik, që e ka bërë gjithçka më të thjeshtë. Jam përpjekur që gjatë këtyre dy javëve të bëj më të mirën time si gjatë procesit stërvitor dhe mbi të gjitha gjatë miqësorëve.

Kemi zhvilluar dy deri më tani dhe jemi në rrugën e duhur. Pavarësisht se nuk jemi ende në kondicionin e plotë fizik, të dhënat janë pozitive. Unë po përpiqem të përshtatem sa më shpejt me idetë e trajnerit si dhe me lojën e skuadrës. Jam munduar të tregoj në fushë të gjitha vlerat e mia më të mira e të njëjtin angazhim do kem gjatë kampionatit.

Dhe më shumë sesa të evidentoj veten me këtë, dua të justifikoj besimin që më ka dhënë tekniku Klodian Arbëri. Për mua është vlerësim të vesh fanellën e Tomorit. Në Berat ndihem jashtëzakonisht mirë. Më pëlqen shumë fakti që do të luaj për një ekip të njohur në futbollin shqiptar si Tomori”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"