Fitoi titullin e 32-të si trajner, Guardiola pas triumfit në Premier Ligë: Jemi legjenda! Liverpul? Nuk kam parë ekip si ai në jetën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 21:48

Fitoi titullin e 32-të si trajner, Guardiola pas triumfit në Premier Ligë: Jemi legjenda! Liverpul? Nuk kam parë ekip si ai në jetën time

Pep Guardiola arriti titullin e 32-të në karrierën e tij si trajner, pas asaj fitore të çmendur me përmbysje ndaj Aston Vilës, duke u shpallur kampion i Premier Ligës për të katërtin vit nga gjashtë që ka qenë në drejtim të Mançester Sitit.

guardiola

Pas përfundimit të sfidës, spanjolli nuk i përmbajti lotët dhe u bë pjesë e një feste gjigande me tifozët.

Në konferencën pas ndeshjes, Guardiola u shpreh: “Sfida e fundit është gjithmonë speciale, aty kishte kaq shumë emocione. Aston Vila dha gjithçka, por goli ynë i parë i ndryshoi gjërat. Ne jemi legjenda. Nëse kanë arritur të fitojnë Premier Ligën 4 herë në 5 vite, do të thotë që këta djem janë special. Në të ardhmen ne do të mbahemi mend për këtë. Të fitosh në shtëpi përballë tifozëve tanë është gjëja më e bukur. Në momentin që barazuam, kishim parandjenjën që do të shënonim dhe golin e tretë”.

Gjithashtu ai foli dhe për rivalin e “Qytetarëve”, Liverpul, i cili shtoi: “Kjo arritje i shkon gjithashtu dhe rivalit tonë. Kurrë në jetën time nuk kam parë një ekip si Liverpuli. Urime Liverpulit, ata na kanë bërë ne akoma më të mirë javë pas jave. Tani nuk kam energji dhe fuqi për të folur për sezonin e ardhshëm. Ne jemi kampionë sërish”, përfundoi tekniku spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"