Firmos Valdet Rama, ja sa do ta ketë pagën mujore te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2019 | 10:20

Firmos Valdet Rama, ja sa do ta ketë pagën mujore te Kukësi

Valdet Rama është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Mesfushori kosovar sapo ka firmosur kontratën me klubin verior. “Panorama Sport” mëson se ai ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Valdet-Rama-ne-ndeshjen-miqesore-ndaj-Rumanise-470x313

Mësohet se do të përfitojë 9 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu bonuset për gola dhe objektivat e klubit. Ky është  afrimi më i kushtueshëm në gjithë historinë e klubit verilindor, për sa i përket pagës mujore. Prezantimi i tij është planifikuar për ditën e sotme në mesditë.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"