Fillon shtrimi i tapetit në stadium, Kamza do ta nisë sezonin në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2017 | 12:12

Fillon shtrimi i tapetit në stadium, Kamza do ta nisë sezonin në shtëpi

Rikonstruksioni i stadiumit të Kamzës po bëhet me ritme të larta dhe, gjatë ditës së djeshme, ka nisur shtrimi i tapetit të ri me bar natyral. Përshtatja e tapetit të ri me terrenin kërkon 40-45 ditë dhe, pas shtrimit total të tij, sipas specialistëve, do të ketë vetëm punime niveluese.

kamza

Në një prononcim për “Panorama Sport”, shefi i klubit të Kamzës, Albert Bana, u shpreh: “Fusha është bërë gati në një kohë rekord që as vetë nuk e prisnim kaq shpejt dhe kjo ka bërë që skuadra ta nisë kampionatin në shtëpinë e saj. Kjo për arsye se specialistët e firmës që po kryen punimet kanë theksuar se tapeti i ri ka nevojë për të paktën 40 ditë që tapeti i ri i barit të homogjenizohet me pjesën tjetër të fushës.

kamza1

Po sipas specialistëve, është shumë e rëndësishme që ajo të mos jetë shumë e ngrohtë, sepse temperaturat e larta e dëmtojnë së tepërmi këtë proces, prandaj 24 orë asaj do t’i shërbehet me ushqimin dhe ujin për ta mbajtur sa më të freskët që të mos thahet bari”, ka thënë Bana.

Ndërkohë që, shtrimi i tapetit pritet të përfundojë të hënën. Gjithashtu po punohet edhe në pjesë të tjera të stadiumit të Kamzës, i cili do të ketë një kapacitet prej 5 mijë vendesh, që janë të mjaftueshme për ekipin që sezonin e ri do të luajë në Superiore.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"